Bardhi del nga SPAK-u: Nuk bëhet fjalë për përgjim real!
Dritare.net
Gazment Bardhi ishte sot në SPAK për mesazhin kërcënues që mori në telefon pak ditë më parë. Bardhi denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK-u të hetojë. Gazment Bardhi ka kërkuar nga SPAK verifikimin e mesazheve, sipas tij, me natyrë intimiduese për identifikimin e autorit/ëve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.
Pasi doli nga SPAK-u Bardhi tha se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.
"E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.", tha Bardhi./K.C/dritare.net