Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balliu: Koha e Berishës ka mbaruar. Nuk di nëse ka ardhur koha e Salianjit

Balliu: Koha e Berishës ka mbaruar. Nuk di nëse ka ardhur koha e

Në studion e emisionit Intervista e Ditës në Dritare TV, avokatja Alesia Balliu ka bërë një skaner të detajuar të situatës aktuale politike brenda PD-së, duke vënë përballë dy figura qendrore të momentit: liderin historik Sali Berisha dhe Ervin Salianjin, i cili së fundmi ka nisur turin e tij të takimeve, të cilësuar si një 'Foltore' e re shprese. Sipas Balliut, PD-ja ndodhet në një udhëkryq ekzistencial. Prej tetë muajsh, tha Balliu demokratëve u është mohuar e drejta për të dëgjuar dhe për të bërë një analizë reale të humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.


Kjo mungesë transparence dhe llogaridhënieje ka krijuar një terren pjellor për pakënaqësi dhe për lindjen e zërave kritikë. Lëvizja e Ervin Salianjit, sipas Balliut nuk shihet thjesht si një akt rebelimi, por si një domosdoshmëri për mbijetesën e opozitës. Argumenti kryesor që mbështet këtë tezë sipas Balliut është rezultati elektoral: ndërsa të emëruarit e Berishës dështuan të mblidhnin mbështetje, figura si Salianji, të cilët kanë garuar në lista të hapura dhe janë përballur me 'burgun politik', kanë treguar se gëzojnë mbështetje reale në terren.
Balliu argumenton se koha e Sali Berishës ka përfunduar dhe se ai po e mban partinë peng për interesa personale. Megjithatë, rruga drejt kreut të PD-së për Salianjin apo çdo kandidat tjetër nuk duhet të jetë një dhuratë. 'Posti fitohet, nuk dhurohet', thekson avokatja, duke nënvizuar se çdo pretendent duhet të ketë guximin të përballet me Berishën në një garë reale, të ndershme dhe demokratike. Vetëm përmes meritokracisë, hapjes së partisë dhe pranimit të së vërtetës, opozita mund të shpresojë të bëhet sërish një alternativë qeverisëse, tha Balliu në DritareTV./dritare.net