Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Baba Mondi në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: I shprehim mirënjohjen tonë kreut të qeverisë Edi Rama!

Baba Mondi në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: I shprehim mirënjohjen

Baba Mondi, në aktivitetin e zhvilluar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, i ka shprehur mirënjohjen kreut të qeverisë Edi Rama.

“Të nderuar miq të dashur vëllezër, ne përkujtojmë këtë përvjetor në dy shenja të mbara të fillimit të vitit, Nga njëra anë takimi ynë historik me shenjtërinë e tij Papa Françesku në një Kuvend vëllazëror që pati për kryefjalë paqen dhe harmoninë mes besimeve. Për komunitetin tonë bektashian kryefjalë të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta.

Ne shprehim mirënjohjen tonë qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht kreut të saj, Zotit Edi Rama, që është treguar i vëmendshëm i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoje, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të statutit në fjalë.

Stabilizimi i mundshëm i një statuti juridik ndërkombëtar të urdhrit bektashi dhe Kryegjyshatës botërore të tij do ti kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë.

Madje përforcimi dhe mirëkuptimi edhe për një tjetër komunitet që ndodh ta harrojmë, atë të jobesimtarëve që e respektojmë, ashtu si kundër presim prej tij respektin e ndërsjellët. Zoti na bekoftë të gjithëve.” – tha Baba Mondi/ E.P-dritare.net