
Avokati i Ylli Ndroqit: Tv Ora iu ble në 2007 një 18-vjeçareje, për 25 milionë lekë
E Mërkurë 5 Gusht 2020, 21:09
Dritare.net
Ndërsa SPAK ka nxjerrë vendim për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit, Ylli Ndroqi mes tyre edhe televizioni RTV Ora, avokati i tij, Albana Qafa ka bërë publike disa dokumente ditën e sotme. Avokati i biznesmenit tha sot se televizioni i është blerë shtetases Ilda Prifti, në 20007-ën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe.
Alban Qafa:Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare./K.C/dritare.net

















