Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati i Belerit: Burgimi u porosit nga Rama!

Avokati i Belerit: Burgimi u porosit nga Rama!

Avokati i Fredi Belerit, Geni Gjyzari e cilësoi vendimin për Belerin të porositur nga kryeministri Edi Rama.

Ai akuzoi gjyqtarin kryesues të seancës se i kishte ndërprerë fjalën disa herë Fredi Belerit.

“Kryetari i seancës i cili në fillim të seancës bëri gafën e radhës duke i ndërprerë fjalën Belerit. Tensioni i tij nuk na la të dyshonim për dënimin me 2 vite. Ju e patë vetë sesi bërtiste, si i ndërpriste fjalën Belerit. Kjo është e padëgjuar, ky është vendim politik siç e porositi kryeministri”- tha avokati.

Në fund ai u shpreh se vendimi do të ankimohet në Apelin e GJKKO./L.F-dritare.net