Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokat Idajet Beqiri: Ilir Meta po tenton të blejë drejtësinë!

Avokat Idajet Beqiri: Ilir Meta po tenton të blejë

Avokati Idajet Beqiri thotë se Ilir Meta po tenton të blejë drejtësinë për t’iu shmangur përgjegjësive. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Beqiri aludoi se Meta përmes një lobuesi, por tenton për një marrëveshje të fshehtë, duke ofruar 20 milionë euro që hetimet ndaj të tij, të bëhen në gjendje të lirë.

“Ilir Meta është i trembur dhe kjo tregohet qartë. SPAK është krijuar për të hetuar korrupsionin e lartë. SPAK po punon, ka hapur procese, ka bërë hetime, por për shkak të volumit të lartë të punës, sigurisht nuk mund të ecë me ritme shumë të shpejta. Por ky është momenti që SPAK të godasë korrupsionin e lartë, sepse shqiptarët këtë presin. Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar ndaj ata që kanë varfëruar shqiptarët, duhet vënë para përgjegjësisë.
Është e vërtetë që drejtësia sot po shantazhohet nga politika dhe terreni nuk është aspak i qetë. Ndërmjetësi i Sali Berishës dhe Ilir Metës ka ardhur nga SHBA, ka lobuar për të liruar ish-kryeministrin dhe për Metën, që të ndiqet në gjendje të lirë. Flitet për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh, për këto pazare. Por Ilir Meta sado lëvizje të bëjë, nuk do t’i shmanget drejtësisë”, u shpreh Beqiri në Dritare TV.