Aventurat e Hatit të TikTok-ut me makinat luksoze! Policia i heq patentën dhe e gjobit!
Dritare.net
Hatixhe Brika ose Hati siç e njohim të gjithë në rrjetet e saj sociale, Tik Tok dhe Instagram është dënuar nga Policia Rrugore pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit.
View this post on Instagram
Gjithçka ka nisur nga videot e ndara nga vetë influencerja, ku së bashku me bashkëshortin e saj Jashar Stojku shfaqen duke xhiruar makinën me një shpejtësi jashtë normave të lejuara. Çifti ka marrë dy gjoba më vlerë totale 60 000 lekë dhe i është nuk i lejohet të drejtojnë automjet për të paktën 6 muaj.
Pasi u gjobit nga policia, Hati ka reaguar duke ironizuar në rrjetet sociale: “Jashar bëj gati helikopterin”.
19-vjeçarja është e njohur për jetën luksoze dhe pasionin e saj për makinat, ku në ditëlindjen e saj bashkëshorti i dhuroi një Porche.
Po ashtu ajo shpesh ka ndarë video edhe duke udhëtuar me helikopter nga Durrësi drejt Tiranës, për të shmangur trafikun rrugor./M.K-dritare.net