
Asnjë viktimë në Kosovë në 24 orët e fundit
E Martë 22 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
66 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është konfirmuar asnjë i vdekur. Sipas IKSHPK-se 141 persona janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit, testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778./ I.M-Dritare.net

















