Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Hoxha: Orges Bilbili çelësi për të gjetur Laert Haxhiun, financohen nga një personazh i famshëm

Artan Hoxha: Orges Bilbili çelësi për të gjetur Laert

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me plagosjen e të shumëkërkuarit, Orges Bilbili. Në fjalën e tij, në një lidhje telefonikë për AbcNews, Hozha tha se i bënte shumë përshtypje fakti që ndaj Bilbilit dhe bashkëpunëtorit të tij, Laert Hoxhës, nuk i kanë kapur dot as forcat RENEA.

Gjithashtu Hoxha ka përmendur edhe njëherë se një person shumë i famshëm i botës së krimit i financon dy të rinjtë, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t’i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian. Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti.

Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t’u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat.

Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun,”-tha Hoxha.

Mund të shërbejë kapja Orges Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?

Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.

Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.

Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?

Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.

Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?

Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën.

Dëshmon se ka pasur një dyshim se ky personazh diçka fshihte ndaj ka këmbëngulur ta kontrollojë se më kë ka të bëjë. Ky është një rast i një polici të guximshëm.

Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja . Ka dyshime të forta që baza ë të cilën strehohej ky personazh të çojë në identifikimin e ngjarjeve të tjera.

Personazhe të tilla sa e lehtë është t'i zbërthesh?

Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet.