
Artan Hoxha: Ju tregoj konfliktin Meta-Doshi-Frroku!
Dritare.net
Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për lidhjet e krimit me politikën. Duke folur për Durim Bamin në studion e Shqip, ai tregoi se për herë të parë ai doli në skenë në konfliktin Meta-Doshi-Frroku.
“Tom Doshi akuzoi Ilir Metën, i cili në atë kohë ishte presidenti i vendit, se kishte paguar disa njerëz mes tyre Durim Bamin, për ta eliminuar. Këtë gjë ia kishte thënë Mark Frroku. Tom Doshi e gjeti Durim Bamin, e kishte regjistruar duke pohuar këtë dyshim dhe ia vuri në dispozicion shtetit. Në Vitin 2018 Gjykata e Tiranës dënoi me 8 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku për akuzën e “kallëzimit të rremë”, ndërsa shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi. Frroku, Doshi dhe Bami u akuzuan se sajuan akuzën se tani Presidenti i Republikës Ilir Meta kishte paguar gjysmë milioni euro për të vrarë Doshin”, u shpreh Hoxha në Dritare TV./L.F-dritare.net

















