Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Artan Hoxha: Audiopërgjimi u publikua dhe më parë, por kaloi pa zhurmë!

Artan Hoxha: Audiopërgjimi u publikua dhe më parë, por kaloi pa

Gazetari Artan Hoxha tregoi për “Shqip” nga Rudina Xhunga se audiopërgjimin për vrasjet e 21 Janarit e publikoi në web dy javë më parë bashkë me gazetaren Mirela Milori, por kaloi pa zhurmë. Kjo bëri që ai ta publikojë për herë të dytë.

“Njerëzit nuk e dinë se këtë historinë e regjistrimit, pra audioregjistrimit e kam publikuar për herë të parë me kolegen Mirela Milori para dy javësh, ka qenë një transmetim direkt në “Klan Neës” por nuk ka bërë asnjë lloj efekti, nuk e di pse ajo nuk u publikua askund edhe unë duke qeshur i them po vij të provoj sa akses ke. Se unë për shkak eksperience sot e kam një nuhatje dhe i dalloj. Por duke bërë kalkulimet e mia thash më mirë po e bëja me Thimin meqë Thimi ka qenë me mua më 21 Janar dhe nuk ishte ai moderatori siç jemi mësuar ne në media të mëdha që duhen ta dinë përpara, nganjëherë janë disa histori që nuk duhet të merren vesh para se të dalin. Por duke qenë se te Klani nuk i japin rëndësi ëebit, ajo kaloi pa zhurmë dhe vajta në një media tjetër ku ajo shpërtheu. Unë mund ta kisha bërë dhe në 21 janar e thënë troç, se s’më pengonte asgjë, por vendosa një ditë përpara me të vetmin qëllim për të vënë në sfidë mazhorancën që është sot, ajo ceremonia që zhvillohet nëë1 janar më duket shumë hipokrizi për aq kohë sa nuk i është bërë drejtësi. Ajo sigurisht që është një ceremoni që duhet bërë dhe duhet bërë qoftë nga familjarët e të dëmtuarve, qoftë nga militantët, protestuesit që kanë qenë atë ditë në shesh, secili prej nesh mund të ishte dëshmor, se janë bërë dëshmorë ata sot, por janë dëshmor pa i ditur se kush i ka vrarë. Ose nuk e dimë me vendim gjykate se gjëja dinë gjithë shqiptarët aty i din të gjithë kush i vrau, pse i vrau. Deri në darkë ishim të gjithë të bombarduar që ajo makina jeshile u soll nga protestuesit dhe ishte e mbushur me eksploziv. Është thënë që kjo nuk është provë. Së pari duhet t’i ndajmë gjërat çfarë përbën fakt dhe provë gazetareske, nuk është domsodoshmërisht provë juridike. Kjo nuk do të thotë që një material nuk është provë gazetareske, një provë e tillë jep indicie për të shkuar tek e vërteta. Video e 21 janarit, atë pamje mund ta kenë patur dhe 5 televizione të tjera më cilësore se News 24. Nuk mund ta them që e fshehën. Unë besoj se reporterët që kanë patur në terren, ndoshta s’kanë qenë të vëmendshëm. Menjëherë mbas ngjarjes i vuri përpara ingranazhi i propagandës Berisha. Berisha në këtë fushë është i papërballueshëm, sidomos kur është në pushtet, vjen nga formimi i tij gjatë kohës në komunizëm. Presioni që bëri ai ishte i jashtëzakonshëm. Deri në darkë ne ishim të bombarduar që ajo makina, Benz-i jeshil, që ishte një i dehur nga lagjja e Shkozës, tha që ishte i mbushur me eksploziv. Në gjithë atë ngjarje nuk u kap asnjë armë tek protestuesit.”, tha Hoxha./dritare.net