Youtube është e ardhmja. Kështu tha akademiku Artan Fuga në Dekalog nga Roland Qafoku ndërsa listonte arsyet se përse i pëlqen DritareTV, i pari televizion online në Shqipëri, i themeluar nga gazetarët Rudina Xhunga dhe Dritan Hila. Akademiku tregon se përse televizioni online do të dominojë në të ardhmen dhe do të eklipsojë televizionin linear.
“Ajo që mua më pëlqen është se televizioni online mund të plotësojë disa funksione që televizioni linear nuk i ka. Pra thyen programacionin linear. Unë mund ta shoh lehtësisht një program në telefon dhe me më pak shpenzime se mund ta marr live në një televizion. DritareTV ka edhe pajisjet e duhura. Ajo që më pëlqen akoma më shumë është fakti që ka një staf të rinj gazetarësh.
Youtube nuk ka kufi, jepet në tërë planetin. Youtube është e ardhmja. Televizioni linear që është sot nuk do dominojë më. Është e tashmja, por televizioni online do ta dominojë peizazhin mediatik të vendin. Unë shoh që operatorët sot po fokusohen të gjithë në Youtibe.”, tha profesor Fuga në DritareTV./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.