Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

ARRSH: Përmirësohet gjendja, nuk ka probleme me qarkullimin në akset kryesore!

ARRSH: Përmirësohet gjendja, nuk ka probleme me qarkullimin në

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka lajmëruar përmirësimin e gjendjes së akseve rrugore në të gjithë vendin. Sipas njoftimit, reshjet tashmë kanë pushuar dhe rënie gurësh ka pasur vetëm në aksin Elbasan-Rrogozhinë.

“Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve. Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit. Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kryesore”, thuhet në njoftim./M.M-dritare.net