Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Arrestohet Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

Policia ka arrestuar Ariel Rrajan, nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja, pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e Arrestit në Burg.

Ariel Rraja, 24 vjeç ishte protagonist i një sherri në tetor 2024, në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Ai dhunoi djalin e familjes Caca, për një kanal uji. Në sherr u përfshi edhe babai i të riut Kujtim Caca, si dhe i ati i Arielit, Flamur Rraja vëllai i ish-deputetit socialist./L.F-dritare.net