
Arrestohet 28-vjeçari që shfytëzonte për prostitucion 17 dhe 18 vjeçaret!
Dritare.net
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi ky i fundit shfytëzonte për prostitucion dy vajza 17 dhe 18- vjeçare.
Gjithashtu ky shtetas përdorte njërën nga vajzat për shpërndarjen e lëndëve narkotike me doza të vogla.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga një 28-vjeçar, pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Klientët", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.
Gjithashtu, shtetasi M. M. e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ I.M-Dritare.net

















