Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit

Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit

Pas një dite intensive të sekuestrimit të dokumentacionit në lidhje me aferën korruptive në universitetin Aleksandër Xhuvani, prokuroria lëshon urdhër ndalimi për të gjithë pedagoget. Pedagogët e dyshuar tashmë për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

7 pedagoget që gjatë gjithë ditës kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Prokuroria konfirmon se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje do të merren edhe studentë./K.C/dritare.net