Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i Veliajt/ Reagon delegacioni i BE

Arrestimi i Veliajt/ Reagon delegacioni i BE

Delegacioni i BE-së ka reaguar pas arrestimit të Erion Veliaj me urdhër të SPAK. BE thekson se prokuroria speciale duhet të vazhdojë punën e saj pa asnjë ndërhyrje politike, pasi kjo është thelbësore për mirëfunksionimin e saj dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i BE:

"Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.", thuhet në reagim.K.C/dritare.net