Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arjan Melonashi: Ku ndryshojnë shqiptarët e Shqipërisë me të Kosovës!

Arjan Melonashi: Ku ndryshojnë shqiptarët e Shqipërisë me

Gazetari Arjan Melonashi e ndan jetën mes Prishtinës dhe Tiranës. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, gazetari foli për ndryshimet që kanë me njëri-tjetrin, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës.



“Prishtina është një qytet që po mundohet të rritet. Mund ta arrijë Tiranën? Nuk e di. Por Tirana është kthyer në një metropol, një kryeqytet që tani nuk ka zili asnjë qytet tjetër. Ne shqiptarët jemi goxha punëtorë. Ndryshe nga shqiptarët në Kosovë, ne dimë të thithim çfarë është e mirë apo e keqe. Ne jemi sfungjerë, thithim gjithçka. Kosova nuk është kështu. Mbyllet në në guaskën e vet që të ruajë traditën. Është shumë konservatore. Por nuk është për t’i vënë faj. Ne tentojmë të marrim nga jashtë se kemi qenë të shtypur nga brenda. Ndërsa ata kanë qenë shtypur nga jashtë. Pra tentojnë të mbajnë identitetin e tyre. Por ne ecim përpara sepse jemi sfungjerë“, thotë gazetari në DritareTv./K.C/dritare.net