Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arbri Agalliu: Përjashtimi i Berishës, jo dëshirë e Bashës por presion i SHBA!

Arbri Agalliu: Përjashtimi i Berishës, jo dëshirë e

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare Tv, deputeti i Partisë Demokratike, Arbri Agalliu tha se përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ishte detyrim nga SHBA-ja. Sipas tij, nuk ishte dëshirë e Bashës, por nëse nuk do ta bënte në rastin më të mirë nuk do të kishte kurrë pushtet për PD-në dhe në rastin më të keq shkatërrim i partisë.

"Nuk kam emocion nga e kaluara ime, sepse nuk kam qenë pjesë e administrates në asnjë moment dhe kjo më bën të them të vërtetën ashtu siç unë e mendoj. Klasa politike në këto 30 vjet më shumë ka abuzuar me shqiptarët sesa ka bërë atë që duhet të bënte. Këtu futen të gjitha kampet politike. Berisha ka merita të veçanta , e çoi jetën e shqiptarëve në disa kate më lart . Ai ka një grup të konsiderueshëm njerëzish që i bën të ndjeshëm dhe nuk besoj se ka democrat që nuk e ka përjetuar përjashtimin nga grupi parlamentar të zotit Berisha. Por politika duhet bërë me ftohtësi, strategji dhe larg milintantizmit apo emocionit nëse duam që të kemi rezultate. Nuk e besoj që zoti Basha e ka larguar Berishën me dëshirën e tij, por nga ato që ai vetë ka komunikuar ka qenë presion i atyre që sot janë superfuqi në botë, SHBA-së. Nuk ishte presion normal.Fjala e ambasadores së SHBA-së në selinë e PD-së apo togfjalëshi se nëse nuk merret ky vendim, Partia Demokratike do të hajë bar, të lë të kuptosh se kur përdoret një gjuhë kaq e egër. Rasti më i mire është që nuk do vini kurrë në pushtet , rasti më i keq shkatërrimi i PD-së. Basha në këtë rast ka qenë i detyruar për të marrë një akt të tillë"./M.M-dritare.net