Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arbri Agalliu: Në këto 30 vjet nuk është menduar për të djathtën e vërtetë!

Arbri Agalliu: Në këto 30 vjet nuk është menduar për

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare Tv, deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Arbri Agalliu tha se në 30 vjet demokraci nuk është menduar për të djathtën e vërtetë. Sipas tij, karakteristika e të djathtës është prona e lirë dhe PD-ja nuk arriti ta çonte deri në fund me ligjin 7501.


"Në këto 30 vjet fatkeqësisht për të djathtën e vërtetë nuk është menduar shumë. Dhe vetë PD-ja e cila duhet të kishte atë që është karakteristikë e një të djathte, është prona e lirë. Nuk mundi dot ta çonte deri në fund. Me ligjin 7501 dhe me paaftësinë dhe mundësinë për të përballuar prurjet dhe lëvizjet në ato vite, i faturohet asaj. Të djathtët janë të shumtë dhe këtu nuk flasim vetëm për familjet karakteristike qytetare me shkollim perëndimor. Në këtë kontekst, Vlora ka qenë e ngritur nga familje autoktone vlonjate që në thelb kishin parime të shenjta për qytetërimin. Këto familje kontribuuan në gjithë historinë e shtetit shqiptar."./M.M-dritare.net