Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arben Meçe: Mesazhi që përcolli Berisha me listën e kandidatëve të 11 majit!

Arben Meçe: Mesazhi që përcolli Berisha me listën e

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila foli për listat e kandidatëve për deputetë që bënë publike partitë një ditë më parë, në një kohë kur na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 11 majit. Meçe tregoi se çfarë mesazhi dha Berisha me listën e kandidatëve të tij.


“Më këtë përzgjedhje që ka bërë, Sali Berisha dha mesazhin që këto zgjedhje i ka të humbura. Berishës nuk i interesojnë zgjedhjet e 11 majit, por ajo çfarë ndodh pas 11 majit. Si kjo parti do të vazhdojë të jetë besnike e Berishës dhe ai të rrethohet nga njerëz besnikë për të mbijetuar politikisht. Këtë lexoj unë në këtë situatë.”, tha Meçe./K.C/dritare.net