
Arben Malaj: Ja një zgjidhje për krizën energjetike në vend!
Dritare.net
Vendi është në një krizë energjetike. Kryeministri Edi Rama ka propozuar tre pika për zgjidhjen e krizës, ndërsa ish-ministri i Financave Arben Malaj jep variantin e tij të zgjidhjes. Ja çfarë propozon zoti Malaj:
“E para - Mbrojtje sociale e qartë, e shpejte dhe efektive e shtresave në nevojë.
E dyta - jo garantim 100 % të furnizimit me energji kur çmimet po rriten frikshëm, por bonuse të dpd financiare për çdo individ, familje dhe konsumator të energjisë që kursen dhe ul konsumin e energjisë, duke ulur kështu subvencionet/ borxhet dhe presionin për rritje të taksave.
3. E treta - Jo më pak se 75% e borxhit të rritur nga kriza e energjisë të financohet/përballohet nga reduktimi i shpenzimeve, investime dhe ristrukturimi i buxhetit të vitit 2022 dhe buxhetit afatmesëm 2022-2026. Shkurtimet dhe rialokimet te bëhen jo thjeshte nga kompanitë publike në sektorin e energjisë, por sidomos edhe nga çdo njësi buxhetore buxhetit të shtetit", shkruan ish-ministri i financave në propozimin e tij me tre pika për përballimin e krizës energjetike në vend./L.F-dritare.net

















