Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i mjekes onkologe: Në mungesë të vaksinës, arma e vetme dhe pa kosto është mbrojtja!

Apeli i mjekes onkologe: Në mungesë të vaksinës, arma e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook, mesazhin e mjekes onkologe, Dhurata Tarifa. Mjekja shprehet se, në mungesë të një vaksine, arma e vetme për ta luftuar koronavirusin mbetet mbrojta, mbajtja e maskës, higjiena dhe distancimi fizik dhe territorial. Ajo shprehet se, si pasojë e masave të rrepta, në shërbimin onkologjik nuk ka pasur asnjë rast pozitiv më Covid-19.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus opsioni i vetëm mbetet, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale. Duhet të jemi korrekt me higjienën e trupit, por edhe në territor. Sepse jetojmë në komunitet, dhe komuniteti ka disa rregulla për pastërtinë, e cila është në dorë të vetë banorëve. Në shërbimin onkologjik, falë masave shumë të rrepta që janë marrë, deri tani nuk kemi pasur asnjë tast pozitiv me koronavirus. Arma e vetme është mbrojta, një armë që nuk ka kosto.", shprehet mjekja./K.C/dritare.net