Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistrati Engert Pëllumbi.

Kujtojmë se Engert Pëllumbi mori në shqyrtim çështjen, pasi gjyqtarja Iliriana Olldashi paraqiti aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’./L.F-dritare/net