Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli e la në burg. Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e rekursit të Metës

Apeli e la në burg. Gjykata e Lartë cakton datën për

Gjykata e Lartë ka përcaktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Seanca do të zhvillohet në orën 12:30, në dhomë këshillimi, ndërsa relator i çështjes do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë./K.C/dritare.net