Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anna, lulja labe nga Izraeli: Perëndimi më i bukur në botë, është në Sazan!

Anna, lulja labe nga Izraeli: Perëndimi më i bukur në botë,

Ajo që Anna Kohen nuk e harron kurrë nga Vlora, është perëndimi në Vlorë. Për të, dielli në Sazan perëndon më bukur se kudo në botë.

E ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Kohen, foli për fëmijërinë e saj, dhe ëndrrën që një ditë, Vlora, të ishte e mbushur me turistë izraelitë. Ëndërr që me sytë e përlotur, thotë se e realizoi.

“Mua më pëlqente të vizatoja. Për mua perëndimi më i bukur në botë, është në Sazan. Atë e vizatoja gjithmonë një varkë bashkë me valët e detit. Në atë varkë vizatoja flamurin izraelit dhe atë shqiptar. Isha rreth 10-vjeçe. E kuptoja që isha me origjinë hebreje. Por varka ishte bosh gjithmonë.

Ëndrra ime ishte që kjo varkë një ditë të ishte e mbushur me turistë izraelitë, të vizitonin Vlorën time. Ëndrra ime u realizua. Të gjithë turistët nga Izraeli mbushin avionët gjatë verës”, u shpreh Kohen në Dritare TV./L.F-dritare.net