Ankimi për shkarkimin, Kushtetuesja shpall sot në 17:00 vendimin për Erion Veliajn
E Hënë 3 Nëntor 2025, 15:03
Dritare.net

Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot vendimin për ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas shqyrtimin të ankimit më datë 31 tetor, do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që në orën 17:00 do të shpallë vendimin.
Veliaj ka kërkuar në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë./L.F-dritare.net