Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anglia hap kufijtë me 59 shtete, por jo me Shqipërinë!

Anglia hap kufijtë me 59 shtete, por jo me Shqipërinë!

Anglia ka publikuar sot një listë me 59 shtete që lejohen të udhëtojnë drejt saj, pa kushtin e karantinës 2-javore. Por në këtë listë nuk është Shqipëria. Jo vetëm Shqipëria, por nga Ballkani Perëndimor, nuk janë hapur kufijtë edhe me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Në listën e 59 shteteve përfshihen: Franca, Gjermania, Italia, Spanja. Nga Ballkani Perëndimor janë vetëm, Greqia, Kroacia dhe Serbia, informon dritare.net

Anglia hap kufijtë me 59 shtete, por jo me Shqipërinë!

Lista, e cila hyn në fuqi më 10 korrik, do t’u japë mundësi pushuesve anglezë të dalin jashtë vendit, pas 4 muajsh në izolim. Gjithashtu edhe pushuesit nga këto vende, mund të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe./K.C/dritare.net