Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Angela Merkel: Zhgënjim nëse BE nuk mban fjalën për hapjen e negociatave!

Angela Merkel: Zhgënjim nëse BE nuk mban fjalën për hapjen e

Kancelarja Angela Merkel nuk anashkaloi në fjalimin e saj dhe procesin e Integrimit dhe hapjen e negociatave për të cilat u shpreh se, “BE-ja duhet të mbajë fjalën e saj kur shikon që kushtet janë plotësuar, pasi në të kundërt shkakton zhgënjim dhe thyerje të besimit në vendet e tjera”.

"BE do të duhej që nga njëra anë të thotë se cilat janë kushtet për t’u përmbushur për nisjen e procesit të anëtarësimit dhe se çfarë duhet të ndryshojë në sistemin e drejtësisë. Ne kemi nevojë për miratimin e parlamentit dhe parlamenti im lexon me shumë imtësi raportet dhe shikon vendet, takohet me shoqërinë civile. Dhe në momentin që konstatohet se këto kushte janë përmbushur duhet mbajtur fjala pasi në të kundër sjell zhgënjim dhe thyerje të besimit", tha Merkel./A.B-dritare.net