
Angela Merkel: Nga 2 nëntori Gjermania futet në karantinë
Dritare.net
Tashmë është zyrtare. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas shumë diskutimesh dhe debatesh vendosi që të mbyllë Gjermaninë. Ditët e fundit Gjermania ka regjistruar raste rekord të infektuarish.
Rastet e reja kaluan pragun 50 për 100,000 banorë në një javë, tha qeveria.
Restorantet dhe pub-et do të mbyllen bashkë me kinematë, panairet, teatrot dhe palestrat. Jo më shumë se dhjetë persona duhet të mblidhen në të njëjtën kohë dhe kontakti është kufizuar, nuk lejohen më shumë se dy familje të bëhen bashkë, informon dritare.net
Qeveria gjermane këshillon që të mos udhëtohet nëse nuk është e nevojshme, në rajone të tjera të Gjermanisë, për shembull në rastet kur do të vizitosh familjen. Masat e reja hyjnë në fuqi nga dy nëntori./K.C/dritare.net

















