Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Angela Merkel nesër mund të kërkojë mbyllje të plotë të Gjermanisë!

Angela Merkel nesër mund të kërkojë mbyllje të

Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon një karantinë mbarëkombëtare e cila mund të detyrojë mbylljen e bareve, restoranteve dhe ngjarjeve publike, sipas gazetës Bild.

Merkel pritet të kërkojë masën në një takim me udhëheqësit rajonalë të mërkurën ku ka të ngjarë të vendoset për masa të tjera.

Infeksionet janë rritur me numër rekord gjatë dy javëve të fundit edhe pse janë më të ulëta krahasuar me shumë vende të tjera evropiane.

Qarku bavarez i Rottal-Inn do të hyjë në një bllokim de-facto të martën në darkë. Shkollat dhe kopshtet do të mbyllen ndërsa ngjarjet publike do të anulohen.

Rottal-Inn regjistroi mbi 200 infeksione të reja për 100,000 njerëz gjatë javës së kaluar - nga rrethet kërkohet që të marrin masa sapo infeksionet e reja të kalojnë 50 për 100,000 banorë.

Ky është qarku i dytë në shtetin e Bavarisë që përballet me një bllokim: Berchtesgaden hyri në bllokim në 20 tetor.

Nuremberg, i cili është gjithashtu në Bavari, ka mbyllur tregun e tij të madh të Krishtlindjeve, një nga më të njohurit në vend.

Christkindlesmarkt është zakonisht një tërheqje e madhe turistike, por për shkak të rritjes së rasteve COVID-19 kryebashkiaku Marcus Koenig tha se lënia e tij e hapur do të dërgonte një sinjal të gabuar./ I.M-Dritare.net