
Andrei Gromyko, i përzgjedhuri i Stalinit dhe mik i Kisingerit
Dritare.net
Andrey Gromyko ka qenë për një periudhe 30-vjeçare ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, dhe ambasador në Britani dhe SHBA.
Ja disa fakte rreth tij
1-Ai u zgjodh diplomat për një fakt rastësor: Kur Stalinit i çuan një listë me diplomatë për të përzgjedhur, atij i shkoi syri tek lista rezervë. Gromyko, çfarë emri tingëllues qenka, tha Stalini, përzgjidheni.
2-Ai kishte tre vëllezër. Dy prej tyre vdiqën në betejat e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i treti pak më vonë nga plagët. Gjatë kësaj kohe ai ishte ambasador i BRSS-së në Uashington.
-“Sa herë jam në bisedime për të mbrojtur interesat e BRSS-së”- do të thoshte ai më vonë, “unë dëgjoj zërat e vëllezërve të mi që më pëshpëritin: Mos u dorëzo Andrei, mos u dorëzo, po lufton për ne, jo për vete”.
3- Në ambientet diplomatike i kishin vënë nofkën “Mister niet”, që do të thotë “Zoti Jo”, pasi ishte shumë e vështirë të merrje aprovimin nga ai. Por Gromiko ju përgjigjes se “Për çdo Niet timen kam marrë më shumë No”.
4-Henry Kisinger do ta cilësonte një ndër diplomatët më të përgatitur, inteligjentë, me personalitet dhe serioze si dhe një nga njerëzit më të sjellshëm që kam njohur.
5-Gromyko është i njohur për durimin e tij në diskutimin e detajeve të marrëveshjeve. “Preferoj më mirë dhjetë vjet bisedime sesa një orë luftë.”- ishte argumenti i tij.
6-Në karrierën e tij të gjatë njihet si kontribuues në Konferencën e Teheranit dhe të Potsdamit, që trajtuan mundjen dhe kushtet e Gjermanisë së mundur, si dhe fytyrën e Evropës që njohim sot.
-“Nëse një ditë dikush do të kërkojë të prishë kufijtë e kësaj Evrope, atëherë lufta do të jetë te dera.”-do shprehej ai.
7-Gromyko ishte një kundërshtar i luftës. Falë përpjekjeve të tij, ende sot kemi ende një traktat të ndalimit të provave bërthamore.
8-Gromyko është sponsor i Gorbachovit. Ai nuk pranoi postin e Sekretarit të Parë të BRSS-së, dhe propozoi Gorbachovin, i cili pasi mori fuqinë, e hoqi nga posti ministror duke e bërë president të BRSS-së, një post më shumë honorifik.
“Gorbachovi nuk e trajtoi Gromikon me të njëjtën dashamirësi që Gromyko tregoi për Gorbachovin”- do thoshte Henry Kisinger- “por në këtë mënyrë ai ka më shumë kohë të takohet me mua dhe të kujtojmë kohët si veteranë të luftës tridhjetëvjeçare.”/dritare.net

















