
Andoni: PD shpreson në Tiranë, por makineria e Veliajt është shumë e fortë!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 00:12
Dritare.net
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se njerëzit e PD-së kanë 8 vite që sakrifikojnë dhe PD-ja është optimiste se jemi 2 javë para zgjedhjeve.
Andoni: Njerëzit e PD-së kanë 8 vite që sakrifikojnë. PD-ja është optimiste se janë 2 javë para zgjedhjeve. Unë prisja në fakt se njerëzit që kanë mbajtur peshë në PD që janë lënë jashtë. Janë disa persona që kanë mbajtur peshë në shumë çështje. PD shpreson në Tiranë, por makineria e Veliajt është shumë e fortë! Në këtë pres që të kishte një ndihmë shumë më të madhe nga PD. E djathta duhet të ketë brenda tharmin e konservatorizmit. Nëse do të vijnë në pushtet duhet të kthehen te e djathta konservatore./oranews

















