
Andi Mustafaj: Ja pse duhet t'i fitojë zgjedhjet PD-ja!
Dritare.net
Andi Mustafaj, drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, gjatë intervistës në emisionin Dekalog në Dritare TV, ka treguar disa arsye se përse PD-ja duhet të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
Ai u shpreh se Partia Demokratike ka një plan të fortë për t’u rikthyer në pushtet dhe për të ndryshuar situatën aktuale të vendit. Sipas tij, Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë për shkak të krimit, shpopullimit dhe shumë problemeve të tjera negative.
Nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, thotë Mustafaj, do të sjellë një projekt të madh për Shqipërinë, ku një ndër pikat kryesore është përmirësimi i kushteve të jetesës për shtresën e varfër dhe krijimi i mundësive për rikthimin e shtresës së mesme, e cila është zhdukur. Mustafaj theksoi se ky program ka si synim përmirësimin e kushteve ekonomike dhe stabilizimin e vendit.
“Qëllimi ynë kryesor ishte që shqiptarët nëpër diasporë të angazhohen në politikën shqiptare. Kjo gjë nuk ekzistonte para se të ndërtohej Departamenti Brain Gain. Vetëm bëhej duke qenë fizikisht në Shqipëri dhe duke marrë pjesë në protesta. Partia Demokratike duhet të vijë në pushtet sepse sot Shqipëria është në një situatë shumë të keqe për shkak të krimit, shpopullimit dhe shumë e shumë aspekteve të tjera negative.
Partia Demokratike, nëse vjen në pushtet, sjell një projekt shumë të mirë për Shqipërinë. Për shembull, ky program synon që shtresa e varfër të dalë nga situata e vështirë nëpërmjet minimumit jetik dhe shumë propozimeve të tjera. Një nga pikat e këtij programi është rikrijimi i shtresës së mesme në Shqipëri, që është zhdukur në vendin tonë. Partia Demokratike duhet të vijë në pushtet që të ndryshojë situatën.”-tha Andi Mustafaj/ E.P-dritare.net

















