
Analisti nga Maqedonia e Veriut: Nuk ka shpresë të hiqet vetoja e Bullgarisë!
Dritare.net
Bullgaria është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri me dije në një postim në Twitter, komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhelyi. Pas këtij vendimi rruga drejt BE-së hapet për Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu edhe për Shqipërinë. Për të folur në lidhje me këtë temë i ftuar në edicionin e lajmeve ishte në një lidhje direkte nga Maqedonia e Veriut, analisti Sefer Selimi, i cili shprehet se vetë Bullgaria sa i përket situates politike aktualisht është konfuze dhe kjo nuk jep shpresë që të arrihet heqja e vetos ndaj MV.
“Aktualisht është një situatë të konfuze në Republikën e Bullgarisë, edhe sa i përket qëndrimit rreth propozimit francez por edhe për vetë zhvillimet politike atje. Aktualisht sot pritet që në Bullgari të mbahen dy seanca të rëndësishme, të pakën njëra për çështjen e integrimit të rajonit kryesisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, si dhe mbledhja e komisionit të jashtëm parlamentar për të diskutuar propozimin francez dhe për t’i dhënë një përgjigje.
Për më vonë është paralajmëruar edhe votimi i mocionit të mosbesimit në qeverinë e kryeministrit Petkov, por aktualisht asnjëra dhe tjetra nuk janë duke u votuar dhe nuk ka qartësi nëse do të ecin përpara për shkak se mungon kuorumi i nevojshëm për të filluar këto dy seanca.
Sesi do të zhvillohen më tej, është një ngjarje dramatike do ta quaja atë që po ndodh momentalisht në skenën politike të Bullgarisë, ku një nga arsyet kryesore është ose të paktën ashtu siç u proklamua nga njeri nga anëtarët e koalicionit të deridjeshëm qeverisës, Imatako Narov, e një politikani populist, e cila vendosi ta lejë qeverinë pikërisht para tentativës së kryeministrit Petkov që ta heqë veton për MV dhe me këtë rast edhe për Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e hapjes së negociatave”, u shpreh Selimi për Dritare Tv./Xh.Xh/dritare.net

















