
Amerika nuk gjen qetësi, trazirat zhvendosen në Filadelfia
Dritare.net
Qindra forca të policisë po vendosen në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, ndërsa autoritetet thonë se kanë frikë nga një natë tjetër trazirash pas të shtënave të policisë që i morën jetën një afro-amerikani.
Tridhjetë oficerë u plagosën gjatë përleshjeve brenda natës me protestuesit, thonë zyrtarët.
Policia thotë se oficerët hapën zjarr në Ëalter Ëallace, 27, kur ai shpërfilli urdhrat për të hedhur një thikë që mbante në dorë.
Kryebashkiaku Jim Kenney më vonë tha se videoja e të shtënave "paraqet pyetje të vështira që duhet të marrin përgjigje".
Kryebashkiaku nuk dha hollësira, por tha se ishte duke pritur "për një zgjidhje të shpejtë dhe transparente për hir të Wallace, familjes së tij, oficerëve dhe Filadelfias".
Ndërkohë, Komisionerja e Policisë së Filadelfias, Danielle Outlaë tha se ajo kishte vizituar vendin e ngjarjes dhe kishte dëgjuar dhe ndjerë zemërimin e komunitetit .
Një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar.
Protesta të mëdha shpërthyen në Filadelfia në fillim të këtij viti pas vrasjes nga policia të Afrikano-Amerikanit George Floyd në Minneapolis, Minesota. Pamjet tregojnë se oficeri i bardhë i policisë Derek Chauvin gjunjëzohet në qafën e Floyd, ndërsa ai në mënyrë të përsëritur tha se nuk ishte në gjendje të merrte frymë.
Qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër të shtënave të hënën.
Protestat, të cilat vazhduan në orët e para të së martës, u kthyen në dhunë disa herë.
Dhjetëra civilë janë arrestuar, ndërsa dhjetëra policë të tjerë janë plagosur./ I.M-Dritare.net

















