Ambasadorja Yuri Kim: Privilegj të shërbej si diplomate në Shqipëri!
Dritare.net
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim e quan një privilegj shërbimin si diplomate në Shqipëri. Në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ambasadorja Kim përmes një mesazhi tregon se mikpritja e popullit shqiptar e ka bërë atë të veçojë Shqipërinë mes shumë vendesh.
“Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020. “Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngrohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Ja mesazhi i saj të plotë./L.F-dritare.net