Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorja Yuri Kim: Duhet ta bëjmë Reformën në Drejtësi reale!

Ambasadorja Yuri Kim: Duhet ta bëjmë Reformën në

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në konferencën mbi Raportin e monitorimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit është shprehur se SHBA është e angazhuar për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Na duhet të lëvizim përpara, Reforma në Drejtësi nuk duhet të preket vetëm prej jush, kam theksuar edhe rolin e shoqërisë civile në demokraci. Në muajt e kaluar, Helsinki ka monitoruar KLD dhe KLP, ne jemi të lumtur që e mbështesim këtë, monitorimi i performancës është esenciale në këtë drejtim, duhet të jemi të sinqertë dhe të giximshëm, duhet të kuptojmë se sa shumë kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si do të ecim përpara.

Këtë vit institucionet e Reformës në Drejtësi janë ngritur, u emërua Prokurori i Përgjithshëm, SPAK ka prokurorët dhe klasa e parë e NKH do përfundojë trajnimin së shpejti, ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga detyra, nëse jemi serioz për kapjen, për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe më të denjë si anëtarë te BE, atëherë Reforma në drejtësi të vazhdojnë, të mos shtiremi dhe ta bëjmë reformën reale, Gjykata e Larta ka 7 gjyqtarë dhe të tëra këto arritje duhen vlerësuar.E kuptojmë trysninë se këtu jemi në Shqipëri, por e kuptojmë rëndësinë e të vazhduarit përpara", tha Kim./M.T/dritare.net