
Ambasadorja Kim takon virtualisht kryetarët e bashkive, ja çfarë u thotë!
E Premte 10 Prill 2020, 13:01
Dritare.net
Ambasadorja e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim ka takuar online kryetarët e bashkive, të Tiranës, Korçës, Fierit dhe Durrësit, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.
Ja çfarë thotë Kim:
“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korçës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19."/K.C/dritare.net

















