Ambasadorja Kim takime përfaqësuesit e partive për Reformën Zgjedhore!
E Enjte 28 Maj 2020, 09:09
Dritare.net
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të zhvillojë sot takime me katër anëtarët e Këshillit Politik të Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin. Burime për median bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen para mbledhjes së tryezës së Këshillit Politik që është vendosur të mbahet sot në orën 17:00. Palët politike, kanë përcaktuar si datë 31 majin, si afatin e fundit për të rënë dakord në lidhje me mosmarrëveshjet e reformës. Kujtojmë që më herët, ambasadorja amerikane ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme, me krerët politikë në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore në Shqipëri./L.F-dritare.net