Ambasadorja Kim mesazh të rëndësishëm qytetarëve amerikanë në Shqipëri, ja çfarë thotë!
Dritare.net
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim përmes një videoje u ka dërguar një mesazh qytetarëve amerikanë që janë në Shqipëri. Ajo u thotë që nesër mund të jetë avioni i fundit që niset nga Tirana. Ambasadorja u bën thirrje qytetarëve që nëse duan të largohen menjëherë nga Shqipëria, duhet të kontaktojnë me ta.
Kim thotë:
“Kam një tjetër mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Javën e kaluar unë ju thashë që kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter, dhe i fundit prej tyre do të niset nesër, më 1 prill. Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri, për një kohë të pacaktuar, ju lutem na kontaktoni menjëherë që t’ju ndihmojmë.”/K.C/dritare.net