
Ambasadorja Kim: Dr.Arjani do të kujtohet si hero!
E Martë 30 Qershor 2020, 18:06
Dritare.net
Për ndarjen nga jeta si pasojë e Covid-19 të mjekut Arjan Pushi ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, Kim shprehet e trishtuar nga humbja e parakohshme e dr.Arjanit. Ajo thotë se, mjeku dha jetën duke u shërbyer të tjerëve dhe do të kujtohet si hero.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan ambasadorja Kim./K.C/dritare.net

















