
Ambasadorja e BE nis misionin në Shqipëri: Hapja e negociatave na bën më të fortë!
E Premte 5 Gusht 2022, 18:06
Dritare.net
Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann-i zhvilloi takimin e parë të saj në vendin tonë, me ekipin e Delegacionit të BE-së.
Takimi i ambasadores me Delegacionin e BE-së u zhvillua në Europe House, ku në qendër të bisedimeve ishte kontributi i tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Takimi im i parë me ekipin e Delegacionit të BE-së në Europe House. Një diskutim interesant për prioritetet e punës sonë në vijim. E motivuar nga energjia dhe përkushtimi i tyre, teksa bashkërisht kontribuojmë për ta sjellë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkroi Hohmann-i në Twitter./M.K/dritare.net

















