Ambasadorja amerikane njeh Shqipërinë/ Ja ku ka shkuar këtë fundjavë!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është e dashuruar me vendin tonë. Ajo u shpreh ditën e djeshme nga Lezha, se natyra shqiptare është një thesar për botën. Në fundjavë gjithmonë përzgjedh destinacione të reja, ndërsa deri më tani ka vizituar Beratin, Vlorën, Sarandën dhe Krujën.
Ndërsa këtë të shtunë ajo ka zgjedhur të na përshëndesë nga Maja e Gramtitit.
E qeshur, ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, nga kjo mrekulli shqiptare./L.F-dritare.net