
Ambasadori Soreca takon të rinjtë: BE do të jetë mbështetëse me programet e saj!
E Mërkurë 21 Korrik 2021, 19:07
Dritare.net
Ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me disa të rinj nga Tropoja dhe Fushë Kruja në “Shtëpinë e Evropës”. Ai premtoi mbështetjen e të rinjve me programe të Bashkimit Evropian, të cilat synojnë t'i fuqizojnë ata me dije për të ardhmen.
"Premtimi është premtim! Kënaqësi të takoja sërish këta të rinj të angazhuar, aq të etur për të studiuar, për të kontribuar në komunitetin e tyre dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Ne të gjithë duhet t’i dëgjojmë me kujdes dhe t’i fuqizojmë ata. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të qëndrojë pranë të rinjve shqiptar nëpërmjet programeve të saj.",- shkruan Soreca në Twitter./M.T/dritare.net

















