Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Soreca: Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale, për kandidatë të pastër në lista!

Ambasadori Soreca: Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha sot se drejtuesit e partive politike kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.

“Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje. Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit”,- tha Soreca. Kujtojmë që ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, herë pas here, u ka bërë thirrje drejtuesve politikë, që listat e tyre me kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit të jenë të pastra./L.F-dritare.net