Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori i Britanisë takohet me Altin Dumanin: SPAK, institucioni më i besuar!

Ambasadori i Britanisë takohet me Altin Dumanin: SPAK, institucioni më

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Diplomati britanik nënvizoi se gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në vend dhe gëzon njohje ndërkombëtare. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere e fortë e SPAK dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në vitin 2025.

"Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Altin Dumanin, Kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un. Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore.

Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025’, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në rrjete sociale./L.F-dritare/net