Ambasadori i BE-së: Dënojmë sulmet e Metës, qëndrojmë krah Dumanit!
E Enjte 18 Prill 2024, 13:01
Dritare.net
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka reaguar sërish pas sulmeve të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.
Zoti Gonzato thekson se BE qëndron pranë profesionistëve të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Gonzato./M.K-dritare.net