Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Gonzato: SPAK të lejohet të bëjë punën e tij!

Ambasadori Gonzato: SPAK të lejohet të bëjë punën e

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është shprehur besimplotë se SPAK do të përmbushë misionin, kundër korrupsionit dhe krimit në vendin tonë.

Nga Shkodra, ambasadori u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë “gjuhën e përbashkët” dhe tu sigurojnë shqiptarëve zgjedhje demokratike vitin e ardhshëm.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni.

Unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish. Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme.

Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet. Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin evropian”, tha ambasadori./M.K-dritare.net