Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen gjeneralëve që do të jenë në krye të Defender 21!

Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen gjeneralëve që do të

Ambasada e SHBA në Shqipëri, shoqëruar nga ministri Niko Peleshi i kanë uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Kim gjatë ceremonisë.

Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen gjeneralëve që do të

"Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë - Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë. Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah",- shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane./dritare.net